Një penallti e dyshimtë vendos fatin e sfidës më të rëndësishme të javës së 21 të Kategorisë Superiore.
Në Korcë Skënderbeu në ndeshjen e parë nën drejtimin e Shpëtim Duros ka mundur 1 me 0 Flamurtarin duke rihapur përsëri luftën për kreun e klasifikimit.
Ndeshja më e shumëpritur e javës nuk ka dhuruar një lojë të mirë mes dy ekipeve të cilat të 90 minutat i luajnë mes tensionit dhe frikës për rezultatin.
Episodi vendimtar ndodh në minutën e 30 kur Soza rrëzohet në zonë. Gjyqtari Jemini akordon penallti për Skënderbeun të cilën kapiteni Shkëmbi e kthen në gol. Flamurtari gjatë 45 minutave të para shpërdoron 2 mundësi të mira me Xhafën dhe Plakun për të shënuar në portën e Shehit.
Në pjesën e dytë megjithë ndërrimet e bëra trajnerit Magani i prishen planet pasi skuadra e tij mbetet me 10 futbollistë pas daljes me kartonin e kuq të mesfushorit Devolli. Ky i fundit merr të verdhën e dytë pas grindjes me mbrojtësin Arapi.
Edhe pse me 10 futbollistë Flamurtari krijon më shumë volum loje ndërsa në krahun tjetër Skënderbeu, megjithë rastet e krijuara nuk arrin të dyfishojë.
Ndeshja mbyllet me fitoren minimale të korcarëve të cilët rindezin luftën për titull duke e cuar në vetëm 4 pikë diferencën mes dy ekipeve.
Top Channel