Roberto Carlos: Dua të luaj deri 42 vjeç

21/02/2011 16:40

Roberto Carlos, veterani brazilian i cili ka firmosur një kontratë me modestët rusë të Anzhi, është shprehur se shpreson të luajë futboll deri në moshën 42-vjeçare.

Në një intervistë për rusen ‘Sport-Express’, mbrojtësi i majtë 37-vjeçar pranoi se goditjet e tij të dënimit “kanë humbur paksa shpejtësinë”.

Në lidhje me vendimin e tij për tu kthyer sërish në Europë dhe për të luajtur me ekipin e republikës së Dagestanit, ish-mbrojtësi i Real Madrid shpjegoi: “Sigurisht që paratë janë një stimul i rëndësishëm, por më shtyu edhe projekti interesant dhe ambicioz i Anzhi.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA