Libi, ambasadorët braktisin Gadafin

21/02/2011 23:45

Ambasadorët e Libisë në Kinë, Britaninë e Madhe, Indonezi, Poloni, Indi, përfshirë edhe atë të dërguar në Ligën Arabe, kanë dhënë dorëheqjen nga funksionet e tyre.

Lajmi njoftohet nga televizioni panarab, Al Jaazira ku thuhet se veprimet e diplomatëve janë marrë në shenjë solidarizimi me protestuesit në vend. Madje, citon Al Jaazira, disa prej diplomatëve në Britaninë e Madhe kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër dhunës së ushtruar nga autoritetet vendase të sigurisë ndaj protestuesve.

Ndërkohë, nga vendi afrikano-verior vijnë lajme se lideri Gadafi do t’i drejtohet kombit me anë të një interviste televizive, ndërsa nga rrugët e vendit, organizata të ndryshme humanitare flasin për qindra të vdekur.

Top Channel