Brenda dy ditëve do të vendoset nëse do të anullohet apo jo gara e parë e sezonit të Formulës 1 në Bahrein, e vënë në dyshim nga revoltat anti-monarkike në vendin ishullor.
Pronari i Formulës 1, Bernie Ecclestone, lajmëroi se Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) i ka vendosur autoriteteve të Manamas një afat dhe ata duhet të kthejnë përgjigje deri të martën.
Sipas Ecclestone, fjala e fundit i përket Princit Salman bin Hamad Al Khalifa. Gara e Sakhirit është e para e programit. Ajo duhet të zhvillohet në datën 12 mars, ndërsa skuadrat kanë planifikuar të zhvendosen në vend duke nisur nga 3 marsi.
Protestat kundër monarkisë kanë shkaktuar vdekjen e shtatë personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, gjatë ditëve të fundit në Bahrein, ndërsa protestat vazhdojnë edhe sot.
Top Channel