F1, anullohet Cmimi i Madh i Bahreinit
21/02/2011 17:10
Cmimi i Madh i Bahreinit, gara e parë e kampionatit botëror të Formula 1, që do të zhvillohej nga 11-13 mars, është anulluar për shkak të trazirave në këtë vend.
Lajmin e bëri të ditur televizioni Al Xhazira.
“Cirkuiti ndërkombëtar i Bahreinit njofton se Mbretëria e Bahreinit nuk do të mirëpresë garën hapëse të Formulës 1”, lexohet në një komunikatë.
Botërori i Formulës 1 do të fillojë më 27 mars me garën e Australisë që do të zhvillohet në Albert Park.
Ende nuk dihet nëse gara e Bahreinit do të shtyhet për në datën 6 nëntor apo kalendari i botërorit të këtij viti do të ketë një garë më pak.
Top Channel