Algjeri, policia dhunë ndaj studentëve
21/02/2011 18:40
Policia algjeriane ka shpërndarë me dhunë një protestë të studentëve, të cilët ishin mbledhur para selisë së Ministrisë së Arsimit në Algjer.
Sipas shtypit lokal, shumë prej protestuesve janë plagosur në mënyrë të rëndë për shkak të agresivitetit të forcave të rendit.
Prej ditësh studentët algjerianë protestojnë kundër një dekreti të ri që ka modifikuar kualifikimin e kërkuar për të pasur akses në disa vende pune.
Ndërkohë, shumë të tjerë janë mbledhur para Universitetit Ben Aknoun dhe pasi kanë përcarë kordonin e policisë kanë shpërthyer përleshjet, që kanë shkaktuar 5 të plagosur.
Top Channel