Zgjidhet fotoja më e mirë sportive e 2010-s
18/02/2011 11:35
Çmimi i Fotografisë më të Mirë Sportive të vitit 2010 i shkoi një prej fotografive të Botërorit të Afrikës së Jugut, bërë në gjysmëfinalen Holandë-Uruguaj (3-2).
Fotoreporteri anglez, Mike Hutchings, kapi një moment që do të kujtohet gjatë për dozat e tij artistike.
Mbrojtësi i kombëtares amerikanojugore, Martin Caceres, përpiqet të largojë topin në rroveshiatë, por godet në kokë mesfushorin e “tulipanëve”, Nigel De Jong.
Fotografia është veçanërisht e rrallë, duke patur parasysh se të dy lojtarët janë në ajër në momentin e përplasjes.
Top Channel