Presidenti amerikan Barack Obama ka uruar Kosovën dhe popullin e saj me rastin e 3-vjetorit të pavarësisë.

“Bashkohem me të gjithë amerikanët për të shprehur urimet e mia më të mira për të gjithë ata që festojnë ditën e pavarësisë së Kosovës”, është shprehur Obama.

Presidenti amerikan ka deklaruar se pas betejës së gjatë të Kosovës për pavarësi është momenti që të shihet drejt një të ardhmeje të sigurtë dhe të begatë.

“Në Amerikë, ata që kanë lidhje familjare në Kosovë mund të ndihen krenarë për progresin e jashtëzakonshëm që ky vend ka bërë në tre vitet e para të pavarësisë”, ka nënvizuar Obama.

Më tej shefi i shtëpisë së bardhë ka shprehur besimin e tij se miqësia mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës do vazhdojë të forcohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA