Mbase është një lojë 5000-vjeçare, por zbavitja vazhdon të jetë e njëjtë.

Loja e Tavllës, mes gjithë konkurrencës serioze për harxhimin e kohës së lirë, qëndron stoike dhe e suksesshme

Nuk ishte e vështirë të gjeje vende ku luhet tavëll, por teksa kërkonim në lokale apo ambiente të ndryshme për një personazh të përshtatshëm, ndeshemi në një surprizë të këndshme.

Teo është nga Greqia dhe përveç profesionit të tij, ka gjetur në Shqipëri hapësirë dhe për hobin e tij që është po aq i përhapur matanë kufirit.

“Tavllën e kam mësuar herët sepse pasditeve të gjithë i gjen duke luajtur”, thotë Teo.

Një përzierje mes fatit dhe strategjisë, loja në fjalë nuk ka kosto, të paktën nëse nuk vendos të luash për para, çka nuk është shumë e përhapur në Shqipëri.

“Kujtoja që isha shumë i mirë, por po gjendem në vështirësi përballë kundërshtarit shqiptar”, shton Teo.

Nëse ka një vend ku mund të gjesh lojtarë në ushtrim e sipër, plazhet janë një sallë gjigande tavlle dhe duket se kështu ndodh dhe diku tjetër.

“Në Greqi luhet shumë në plazhe sepse lokalet pranë detit e ofrojnë këtë lojë”, sqaron Teo.

Nëse bëhesh i përzemërt me zarat, koha e lirë ikën shumë më shpejt se ç’e kishe imagjinuar.

Duket se diskriminimi ka gjetur vend edhe në këtë lojë të thjeshtë në pamje por të vështirë në performancë.

“Femrat nuk e pëlqejnë tavllën, mërziten shpejt, nuk përqendrohen mjaftueshëm dhe nuk mbajnë dot mend të gjiha lëvizjet”, shpjegon Teo.

Por, ndërsa Teo i afrohet fundit të lojës, nuk mund të qëndrojmë indiferentë dhe të mos përfitojmë nga rasti për të ndarë hobin e tij dhe të shumë shqiptarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA