Libi, 24 të vdekur nga përleshjet

18/02/2011 10:10

Është të paktën 24 të vdekur dhe dhjetra të plagosur bilanci i përleshjeve mes forcave të rendit dhe protestuesve në Libi, që nisën ditën e martë.

Lajmin e bën të ditur organizata Human Rights Watch.

Ndërkohë, forcat e armatosura kanë marrë nën kontroll Bengasin, qyteti i dytë më i madh libik, pas një nate përleshjesh mes forcave të rendit dhe demonstruesve anti-qeveritarë.

Ditën e sotme është parashikuar të zhvillohen varrimet e viktimave të akteve të dhunës në dy ditët e fundit. Tensioni në vend mbetet i lartë.

Top Channel