Kanadaja, në shënjestrën e hakersave kinezë

18/02/2011 08:55

Serverat e qeverisë kanadaze janë vendosur në shënjestër të një sulmi kibernetik, me origjinë nga Kina, bënë të ditur autoritetet e Otavës mbrëmjen e djeshme.

Hakersat arritën të siguronin akses në të dhëna të rezervuara
shtetërore, duke detyruar Departamentin e Thesarit të Shtetit që të
pezullonte aksesin e tij në internet.

Një sulm i ngjashëm ndodhi edhe më parë gjatë janarit. Pekini zyrtar
reagoi duke u shprehur “i fyer” nga spekulimet se mbështet sulmin e
piratëve.

”Spekulimet për përfshirjen e autoriteteve në mbështetjen e sulmeve
kibernetike janë tërësisht të pabazuara”, deklaroi zëdhënësi i
Ministrisë së Jashtme, Ma Zhoaxu.

Në qendër të sulmit u vendos edhe Departamenti i Kërkimeve të Mbrojtjes
dhe i Zhvillimit, pjesë e strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes së
Kanadasë.

Top Channel