E ardhmja e Alessandro Del Piero-s duket gjithmonë e më larg Juventusit, ndërsa bisedimet për rinovimin e kontratës kanë treguar një hendek shumë të madh midis ofertës së klubit dhe kërkesës së futbollistit.
Sipas asaj që raporton në mesditën e sotme rrjeti “Mediaset”, bardhezinjtë i kanë ofruar kapitenit një kontratë prej një milion eurosh në sezon, ndërsa 36-vjeçari pretendon të paktën 2,5 milion euro.
Nga ana e saj, skuadra ka presionin e tifozerisë, që e konsideron Del Piero-n si një flamur të Juventusit, por në të njëjtën kohë, është edhe nën presion e buxhetit të lartë të pagave.
Për mometin, kapiteni është një prej barrave më të rënda, pasi ka një prej pagave më të larta në skuadër.
Pavarësisht diferencave, një marrëveshje mund të gjendet nëse të dyja palët tolerojnë dhe firmosin për 1,5 milion euro.
Del Piero dëshiron të vazhdojë për të paktën një vit dhe Juventus-it nuk do t’i vinte keq që të vazhdonta t’a përfshinte në skuadër, nëse paga e tij do të reduktohet në nivele mesatare.
Top Channel