Iran, protestuesit kërkojnë “kokën” e Khameneit

18/02/2011 02:10

Në Iran protestuesit nuk kërkojnë më thjesht largimin e presidenti Ahmadinexhad, por përmbysjen e tërë piramidës dhe sistemit islamik të drejtimit të shtetit.

Ata kërkojnë largimin nga froni të liderit suprem Ajatollahut Khamenei i cili mbikqyr të gjitha format e pushtetit në Iran.

“Nuk diskutohet më për votat e vjedhura, tani diskutohet më tepër se kaq. Njerëzit po thërrasin vdekje diktatorit”, tha për Fox News një mbështetës i opozitës në Iran.

“Iku Mubaraku, iku Ben Ali, të ikë edhe Khamenei”, thërrisnin një pjesë e protestuesve në manifestimet e mbajtura në Teheran.

Pozicioni i Ajatollahut Khamenei qendron në zemër të sistemit shtetëror iranian. Ai është lideri shpirtëror fetar që mbikqyr gjithçka në vend.

Mbledhja e informacionit nga Irani është një misioni i vështirë, por dyshohet se mijëra vetë kanë dalë në rrugët e vendit për të protestuar ndaj regjimit në fuqi.

Top Channel