Irak, protestuesit bllojnë urën

18/02/2011 11:00

Një mijë protestues mbajnë të bllokuar një urë kryesore në qytetin iraken të Basrës, ndërsa demonstratat kundër autoriteteve vendase në Irak vazhdojë të rriten.

Sipas asaj që raporton “Associated Press”, duke marrë nismë nga përmbysja e regjimeve autoritare në Egjipt dhe Tunizi, irakenët kanë filluar të protestojnë në mbarë vendin, duke kërkuar dorëheqjen e autoriteteve lokale në disa zona dhe kushte më të mira jetese.

Këtë javë, pesë persona u vranë pasi protestat në dy qytete të Irakut degjeneruan në shfaqje dhune.

Aktualisht, një mijë protestues kanë bllokuar rrugën më të rëndësishme hyrëse të Basrës, qyteti i dytë më i madh i vendit pas Bagdadit, duke kërkuar shërbime më të mira nga qeveria, më shumë vende pune dhe rritjen e pensioneve.

Protestuesit lëshuan sllogane në të cilin thuhej se ndonëse protesta e sotme ishte paqësore, në të ardhmen mund të mos ndodhte e njëjta gjë.

Demonstrata të fuqishme kanë shpërthyer edhe në zonën ku jeton popullsia kurde, e cila akuzon partitë në pushtet se kanë reduktuar në maksimum investimet në zonat e populluar prej tyre.

Pretendimet kanë shtyrë presidentin Massoud Barzani që të nisë hetimet rreth çëshjtes.

Top Channel