Egjipt, sot parada e fitores

18/02/2011 08:00

Liderat demokratë të Egjiptit i kërkuan qytetarëve në mëngjesin e sotëm, që të bashkohen në atë që do të jetë një paradë gjigante fitoreje, një javë pas dorëheqjes së Hosni Mubarak-ut.

Organizuesit presin që më shumë se një milion njerëz të marrin pjesë më vonë gjatë ditës në këtë eveniment, i cili ka si synon “mbrojtjen e objektivave dhe kërkesave të revolucionit”.

Mbështetës të ish-presidentit, gjithashtu kanë lajmëruar për qëllimin e tyre në mbajtjen e një manifestimi paqësor, si reagim ndaj kësaj parade.

Jeta në Egjipt vazhdon të mos jetë normale, ndërsa një qeveri e përkohshme ushtarake përpiqet të ushtrojë pushtetin.

Presidenti Hosni Mubarak dha dorëheqjen të premten e shkuar, pas më shumë se 30 vitesh në pushtet.

Top Channel