Bahreini, SHBA: Të shqetësuar

18/02/2011 03:25

Shtetet e Bashkuara i kërkojnë autoriteteve të Bahreinit të tregojnë përmbajtje ndaj protestuesve dhe të ndërmarrin reformat e nevojshme për të ulur tensionet.

Mësohet se Sekretarja e Shteti, Hillari Klinton ka patur një telefonatë me homologun e saj, sheikun Khaled bin Ahmed al-Khalifa ku i ka shprehur shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për ngjarjet e fundit në mbretërinë e vogël arabe, si dhe ka bërë thirrje që funeralet e parashikuara për t’u mbajtur ditën e sotmë të shoqërohen nga një qendrim i matur i forcave të sigurisë për të shmangur dhunën.

Të paktën 5 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e protestave në Bahrein dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur.

Trazirat në vendin arab kanë vënë në dyshim edhe nisjen e kampionatit botëror të Formula 1 i parashikuar për të nisur më 13 mars.

Top Channel