Situata e rënduar për shkak të prostestave civile në Bahrein mund të shtyjnë fillimin e kampionatit botëror të Formula 1, që do të startojë me 13 mars pikërisht në këtë shtet.
Gara e GP2 e planifikuar për këtë fundjavë është anuluar nga organizatorët, pasi stafi mjeksor i nevojshëm gjatë garave është shpërndarë nëpër spitalet e Bahreinit.
Në qytetin Manama atmosfera është e tensionuar dhe gjatë natës kanë ndërruar jetë 5 protestues pas përleshjeve me policinë.
Bosi i F1 Berni Ekleston deklaroi se vetëm pas disa ditësh do të merret një vendim përfundimtar nëse kampionati do të startojë me 13 mars apo do të shtyhet për një datë tjetër.
Ekleston ka kërkuar të kontaktojë me princin e Bahreinit Al Kalifa, por për momentin nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë bisedë.
Top Channel