Raul: Krenar për rekordin e golave

17/02/2011 13:00

Raul Gonzalez, sulmuesi spanjoll i Schalke 04, ndihet “shumë i lumtur dhe krenar” për rekordin e tij të ri si golashënuesi më i mirë i kompeticioneve europiane.

Raul shënoi golin e tij të 70 në Ligën e Kampioneve të martën ndaj Valencias duke barazuar kështu sulmuesin e Milanit, Filippo Inzaghi, në krye të renditjes.

Në një intervistë për ‘Bild’, ish-sulmuesi i Real Madrid theksoi: “Pas golave të mi qëndron instinkti, eksperienca dhe fati.”

“Asnjëherë në karrierën time nuk kam pasur një dëmtim të rëndë. Jam operuar vetëm një herë. Mbase është gjenetike, por kam jetuar si profesionist. Jam një person familjar dhe nuk më kanë pëlqyer asnjëherë festat”, shtoi 33-vjeçari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA