Libi, shkarkohet shefi i sigurisë

17/02/2011 21:30

Drejtori i sigurisë së krahinës ku kanë ndodhur revoltat në Libi u shkarkua, pasi përleshjet e civilëve me forcat e policisë shkaktuan disa të vdekur, gjatë mbrëmjes së shkuar.

Përplasjet ndodhën në qytetin e Al-Bajdës, pasi në rrjetet shoqërore u bë thirrje për organizimin e një proteste masive, në atë që u quajt “dita e zemëratës”.

Mbështetës të diktatorit, Muammar Gaddafi, udhëheqës i vendit të pasur me naftë që prej vitit 1969, u bashkuan në kryeqytetin Tripoli, për të shprehur mbështetjen ndaj tij.

Përveç përleshjeve në Al-Bajda, u përfol edhe për përleshje në qytetin e Bengazit, por rrjetet ndërkombëtare të lajmeve nuk kanë mundur të konfirmojnë zërat.

Top Channel