Këshilli i Sigurimit ka vlerësuar situatën në Kosovë kryesisht të qetë, por të brishtë në veri, ndërkaq ka kërkuar hetime në lidhje me akuzat e raportuesit Dick Marty për trafikim organesh.

Vendet e Këshillit të Sigurimit edhe një herë u treguan të ndara sa i përket Kosovës, ku kryesisht ato vende që e kanë njohur pavarësinë kanë mirëpritur progresin e arritur, derisa shtetet që hezitojnë njohjen vazhdojnë të kundërshtojnë pavarësinë dhe kërkojnë zgjidhje për statusin.

Në përgjithësi është thënë se është e nevojshme që të bëhen hetime në lidhje me akuzat e ngritura në raportin e Dick Marty, ndërsa është mirëpritur gatishmëria e Kosovës dhe Shqipërisë për të kooperuar në lidhje me zhvillimin e këtyre hetimeve.

Situata në Kosovë në përgjithësi është vlerësuar e qetë, pavarësisht tensioneve në veri, derisa pjesë e diskutimeve ishin edhe zgjedhjet e 12 dhjetorit, që janë vlerësuar të qeta, ndonëse disa nga vendet si Portugalia, kanë përmendur parregullsitë e raportuara nga monitoruesit ndërkombëtarë.

Vendet që kanë njohur Kosovën kanë vlerësuar të nevojshme nisjen e menjëhershme të dialogut me Serbinë, me ndërmjetësimin e BE-së, derisa vendet kundërshtare të pavarësisë si India, Gaboni, Nigeria, Rusia, Kina, Brazili dhe disa të tjera, kërkuan vazhdimin e rolit të UNMIK-ut në harmoni me rezolutën e KB-ve 1244 dhe gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën në kuadër të kësaj rezolute.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA