Një ditë pas humbjes 2-1 me Arsenalin, rezultat që dëmton shanset e Barcelonës për t’u kualifikuar në raundin e ardhshëm të Champions League, trajneri Guardiola dha një mesazh optimismi.
Villa kaloi në avantazh katalanasit në “Emirates”, por Arsenali realizoi dy gola në pjesën e dytë. Guardiola komentoi: “Të dy ekipet patën shumë raste dhe kjo ishte një ndeshje e mrekullueshme për t’u parë.
Më vjen keq që humbëm, pasi meritonim diçka më shumë, por të gjithë e njihnin që më parë cilësinë e Arsenalit dhe rrezikshmërinë e tyre në kundërsulm. Në futboll gjëra të tilla ndodhin dhe një humbje ndaj Arsenalit është e pranueshme.
Nuk ankohemi për shortin, pasi nëse dëshiron të fitosh titullin, këta janë rivalët që duhet të mposhtësh. Unë kam shumë besim tek futbollistët e mi dhe tek shanset e kualifikimit në ndesjen e dytë”.
Guardiola komentoi edhe paraqitjen e Fabregas-it, kapitenit të Arsenalit, për të cilin përflitet një kalim i afërt tek Barcelona ose Reali i Madridit. “Është një futbollist i mrekullueshëm, por këtë të gjithë e dinë që prej disa vitesh”.
Top Channel