Kongresmeni i njohur amerikan Eliot Engel ka deklaruar se i ka kërkuar presidentit Barack Obama që Uashingtoni të luajë një rol më vendimtar në proceset e Ballkanit.

Në një prononcim për VOA, Engel ka paralajmëruar dështimin e mundshëm të bisedimeve të reja mes Kosovës dhe Serbisë nëse angazhimi i SHBA do të mungojë.

“I kam dërguar një letër presidentit Obama për rëndësinë e rolit të SHBA në Ballkan. SHBA duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në dialogun Prishtinë-Beograd. Pa praninë e SHBA, populli i Kosovës nuk do ketë besim në këtë proces dhe dialogu mund të dështojë”, ka pohuar Engel.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij për afrimin që Bashkimi Evropian i ka bërë Serbisë, veprim që sipas tij mund të cojë në izolimin e Kosovës.

“Jam i shqetësuar se BE mund të ketë favorizuar pa dashje Serbinë me firmosjen e MSA-së dhe heqjen e vizave, ndërsa Kosova mbetet vendi më i izoluar i Ballkanit. Nëse Serbia hyn në BE para zgjidhjes së cështjes së Kosovës, ajo do t’i vërë veto anëtarësimit të Kosovës në të ardhmen”, ka paralajmëruar Engel.

“Kjo mund të shmanget nëse Shtetet e Bashkuara e bëjnë Ballkanin përparësi”, ka shtuar kongresmeni, i cili ka uruar popullin kosovar për 3-vjetorin e pavarësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA