Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka uruar popullin e Kosovës me rastin e 3-vjetorit të pavarësisë.
Në një deklaratë të zonjës Clinton thuhet se: “Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ardhmen tuaj dhe ne jemi të nderuar të jemi miqtë dhe partnerët tuaj”.
Sekretarja amerikane shkruan më tutje se, përvjetori është një rast i përshtatshëm për liderët e zgjedhur të Kosovës që të forcojnë përsëri përkushtimin e tyre për qeverisje të mirë dhe trasparencë, që janë esenciale për përmbushjen e integrimit euro-atlantik.
Në këtë urim zonja Clinton ka kujtuar se ishte e impresionuar me premtimet e një vendi aq të ri, gjatë vizitës së saj në tetor të vitit të kaluar, kur ajo ishte pritur me brohoritje nga masa e njerëzve që i valëvitnin flamujt amerikanë dhe mbanin parulla të falënderimit për Shtetet e Bashkuara.
Top Channel