Tokio ndërpret programin për gjuetinë e balenave
16/02/2011 09:45
Japonia ka për momentin ndërprerë programin vjetor të gjuetisë së balenave në ujërat e Antartikut për shkak të protestave të ambjentalistëve.
Tentativat e aktivistëve të Sea Shepherd kanë shkaktuar pakënaqësi në Japoni, një ndër tre vendet në botë ku gjuetia ndaj gjitarëve lejohet zyrtarisht.
Tokio ka futur konceptin e “gjuetisë me qëllime shkencore” për të shmangur moratoriumin e 1986-s.
Top Channel