Sudani i Jugut do të jetë emri i shtetit më të ri në botë, u lajmërua sot gjatë ditës, duke i dhënë fund disa muaj spekulimesh rreth emrit.
Një refendum në muajin janar konfirmoi pavarësinë e Sudanit të Jugut nga Sudani. Pavarësia do të hyjë në fuqi në 9 korrik, por deri më sot, njihej vetëm himni dhe flamuri i shtetit.
Rreth emrit, ekzistonin edhe mundësi të tjera të debatuara, si Republika e Nilit apo Kush, në referencë me mënyrën se si quhej zona në kohërat biblike.
Lajmi u bë i ditur gjatë mbledhjes së partisë që zotëron maxhorancën në vend. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë, gjenerali Pagan Amun, theksoi se vendimi u morr nga politbyroja.
Konfirmimi duhet të vijë në sencën e parë të parlamentit, ku partia drejtuese zotëron një shumicë absolute.
Top Channel