SHBA, hetim për diplomatin e akuzuar për vrasje

16/02/2011 15:25

Senatori amerikan dhe ish-kandidati për president, John Kerry, deklaroi se diplomati i arrestuar në Pakistan me akuzat e vrasjes do të përballet me një hetim kriminal në SHBA, nëse Islamabadi do t’ia dorëzojë drejtësisë amerikane.

Senatori Kerry shprehu keqardhje të thellë për dy vrasjet që kanë dëmtuar marrëdhëniet delikate midis dy shteteve, por ai shtoi se Pakistani duhet të respektojë parimet e imunitetit diplomatik.

I quajtur Raymond Davis, diplomati qëlloi dhe vrau dy persona mbi një motorçikletë, pasi besonte se po ndiqej dhe do të sulmohej prej burrave me qëllim grabitjeje.

Ai mbetet i burgosur në Pakistan, në pritje të gjyqit, pasi autoritet e vendit aziatik kanë theksuar se Davis ishte midis atyre punonjësve të ambasadës që nuk përfshihen në listën e tyre që gëzojnë imunitet.

Al-Qaeda ka kërcënuar më parë qeverinë pakistaneze me sulme hakmarrëse, nëse do të lirohet zoti Davis.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA