Ministrja franceze, lidhje familjare me Ben Ali

16/02/2011 15:10

Ministrja e Jashtme Franceze, Michelle Alliot-Marie, doli në mbrojtje të një marrëveshje pronash midis prindërve të saj dhe një bashkëpunëtori të presidentit Ben Ali, ndërsa lajmi provokoi një valë të re tërbimi ndaj saj në Francë.

”Jeta private e prindërve të mi është çështje e tyre personale”, deklaroi Alliot-Marie më parë gjatë ditës, pasi “Le Canard Enchaine” publikoi historinë.

Më parë gjatë muajit, Ministrja e Jashtme u përball me kritika pasi udhëtoi në Tunizi me një avion privat, i cili ishte në pronësi të Aziz Miled-it, një njeri shumë pranë ish-presidentit Zine al-Abidine Ben Ali.

Kjo gazetë vërtetoi se prindërit e saj, të dy mbi 90 vjeç, zotëronin aksione në kompaninë SCI Ikram, por ata e blenë të gjithë atë, pasi Alliot-Marie u takua me Zotin Miled në Tunizi.

Qeveria franceze u akuzua për një sjellje indiferente ndaj regjimit autoritar tunizian, deri në momentin e rrëzimit të tij. Opozita ka nisur një fushatë kundër Ministres, duke kërkuar dorëheqjen e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA