Kryeministri indian: Korrupsioni, një kancer

16/02/2011 16:00

Kryeministri Indian, Manmohan Singh, e cilësoi korrupsionin si një kancer që po gërryen vendin e tij, në të njëjtën kohë që paralajmëroi për forcimin e masave kundër këtij fenomeni.

Autoritetet janë përfshirë në një seri skandalesh në javët e fundit, ndërsa Kryeministeri u shfaq në mesditë në një konferencë të rrallë për shtyp, në të cilën theksoi se një imazh i tillë i vendit të tij është në dëm të interesave të çdo indiani.

Qeveria akuzohet se humbi 40 miliardë dollarë, duke shitur qëllimisht nën çmimin e vlerës së tregut liçensat telefonike, ndërsa hije korrupsioni ka patur edhe për përgatitjen e Lojrave të Komonuelthit, një vit më parë.

”Në botë është krijuar përshtypja se vendi ynë është i drejtuar nga korrupsioni dhe se asgjë e mirë nuk ndodh në Indi. Nëse nuk marrim masa të forta dhe të menjëhershme ndaj korrupsionit, do të dëmtojnë rëndë vetbesimin dhe reputacionin e çdo induani në botë”, theksoi Zoti Singh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA