Lideri i Partisë Liberale Serbe, Sllobodan Petrovic do të jetë një nga zëvendëskryeministrat e qeverisë së re të Kosovës.

Lajmin e bën të ditur agjencia serbe “Beta”, e cila citon një burim brenda Partisë Demokratike të Kosovës.

Në kushte anonimati, burimi ka deklaruar se qeveria e ardhshme do të ketë 4 zëvendëskryeministra, mes të cilëve do të jetë edhe Petrovic.

Në qeverinë në ikje partia e Petrovic, SLS, ka pasur dy ministri dhe disa poste zëvendësministrash, të cilat pritet që t’i ketë edhe në qeverinë e re.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA