Nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli, në një intervistë për “Deutsche Welle”, ka deklaruar se kjo parti ka tre shtylla kryesore të cilat do t’i trajtojë me prioritet gjatë qeverisjes me PDK-në.

“Prioriteti i parë është zhvillimi ekonomik i vendit, duke pasur parasysh gjendjen e përgjithshme ekonomike dhe sociale në vend. Prioriteti i dytë është sundimi i ligjit dhe shteti juridik, duke pasur parasysh problemet në këtë sektor, dhe i treti është anëtarësimi i Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë”, ka saktësuar Makolli.

Makolli ka thënë se AKR ende nuk ka biseduar me partnerin e koalicionit për ndarjen e dikastereve, por ka bërë të ditur se ajo do të insistojë që të ketë mundësi të drejtpërdrejtë veprimi në sektorët e zhvillimit ekonomik.

“Po ashtu, Ministria e Punëve të Jashtme është një prej prioriteteve tona, ku mendojmë se mund të japim një kontribut të madh, sikurse në sektorin e shëndetësisë dhe atë të sigurisë”, ka shtuar Makolli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA