Britani, papunësia vazhdon të rritet

16/02/2011 15:50

Papunësia në Britaninë e Madhe është rritur me 44 mijë persona vetëm në dhjetor, ndërsa shifra e përgjithshme e të papunësve kalon tani 2,5 milion shtetas.

Të dhënat u publikuan sot nga Zyta e Statistikave Kombëtare. Më shqetësuese është papunësia midis të rinjve, me më shumë se një person në pesë midis moshave 16-24 vjeç, që nuk është në gjendje të gjejë një vend pune.

Në total, pothuajse një milion nga “armata” e të papunëve janë në moshë të re. Shifrat do të thonë se papunësia totale në Britani është prej 7,9% të krahut aktiv të punës, ndërsa papunësia rinore është 20,5%.

Ndërkohë, numri i personave që bëjnë një punë me orar të pjesshëm pasi nuk janë në gjendje të sigurojnë një me orar të plotë ka prekur rekordin e 1,19 milion britanikëve.

Kryeministi David Cameron e ka përcaktuar më parë papunësinë, sidomos atë të moshave të reja, si një shqetësim të thellë për vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA