Berluskoni: Nuk jam aspak i shqetësuar

16/02/2011 14:50

Kryeministri italian, Silvio Berluskoni tha se nuk është aspak i shqetësuar për proçesin gjyqësor që do të zhvillohet kundër tij.

Ai akuzohet për marrëdhënie seksuale me një të mitur dhe abuzim me pushtetin.

Në komentin e parë publik pasi u caktua data 6 prill për seancën gjyqësore, kryeministri italian tha: “Nuk jam aspak i shqetësuar”.

Gjykata e Milanos vendosi ta çojë përpara gjyqit kryeministrin italian, Silvio Berluskoni.

Prokurorët italianë thanë se ai kishte patur marrëdhënie seksuale me disa vajza të reja, mes të cilave edhe me 17 vjeçaren marokene, kërcimtaren e një klubi nate, Karima El Mahrug, e njohur ndryshe si Rubi.

Sipas tyre, ai abuzoi me pushtetin kur ushtroi presion ndaj zyrtarëve për ta liruar Rubin, që ndodhej në një komisariat policie, nën akuzë për një tjetër çështje.

Berluskoni e quan të pabazë akuzën për marrëdhënien me një minorene, por nga ana tjeter pranoi se i ka telefonuar policisë, për ta liruar Rubin, një nder që i bënte ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak, pasi i ishte thënë se ajo ishte mbesa e tij.

Prokurorët kanë paraqitur dy dosje me fakte kundër Berluskonit, ku bëhet fjalë edhe për pagesat që u ka bërë disa vajzave të reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA