B.Fildishtë, pranë kolapsit sistemi bankar

16/02/2011 15:30

Radhë të gjata janë formuar përpara bankave në Bregun e Fildishtë, pas spekulimeve për kolapsin e afërt të sistemit bankar në vend.

Më parë gjatë ditës, një prej bankave kryesore lajmëroi për pezullimin pa afat të punës së saj, ndërsa bankomatet nuk kanë më para.

Vendi po vuan rëndë sanksionet ekonomike të vendosur kundër presidentit Lautent Gbagbo, i cili refuzon të dorëzojë pushtetin, edhe pse humbi në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Vendi afrikan është një prej prodhuesve kryesor në botë të kokosit. Eksportet e Bregut të Fildishtë janë pezulluar, ndërsa bankat ku Abixhani ka depozituar paratë e tij kanë ngrirë përkohësisht llogaritë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA