“Ju kemi thënë të merrni përkthyes kur vini në Tetovë”/ Gazetari përplaset me ministren e Arsimit të Maqedonisë së Veriut: Nuk e di kujt i duhet…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur një vlerësim të lartë për Marti Ahtisarin, gjatë kohës që ky negocionte cështjen e statusit të Kosovës.
Kështu shkruan gazeta finlandeze “Helsingin Sanomat”, e cila i referohet një kabllogrami të transmetuar në faqen e internetit Wikileaks.
Dokumenti në fjalë daton më 15 nëntor të vitit 2006, kur ambasada amerikane në Vjenë i shkruan Uashingtonit se Ahtisari është munduar shumë për të ndryshuar situatën në Kosovë.
“Uashingtoni kishte besim të madh tek Ahtisari. Kur negociatat rreth statusit të Kosovës ishin drejt përfundimit, Departamenti i Shtetit e vuri atë në listën e personave që i janë dërguar porosi të rëndësishme”, shkruan e përditshmja finlandeze.
Në të njëjtin kabllogram thuhet gjithashtu se gjatë negociatave Ahtisari ka pasur momente tensioni me palën serbe, për të cilën humbja e Kosovës ishte e papranueshme.
Top Channel