Një bukë me peshë 500 gramë, qytetarët e Kosovës tashmë do ta paguajnë gjysmë euro. Madje ky çmim nuk pritet të mbetet me kaq.
Sipas bukëpjekësve, një bukë ka mundësi të kushtojë edhe më shumë se 50 centë për euro.
Për qytetarët e Kosovës ngritja e çmimit të bukës nga 25 centë sa ishte para vitit të ri deri në gjysmë euro e më shumë, është goditja më e rëndë për ta.
Qytetarët thonë se, nuk mbajnë në mend as në kohën e paraluftës të ketë pasur shtrenjtim kaq të lartë të një buke e që sipas tyre nuk i ka as 500 gramë.
Çmimi i bukës vetëm në tre muajt e fundit ka shënuar rritje për më shumë se tre herë.
Bukëpjekësit kosovarë thonë se, kjo ngritje po bëhet për shkak të ngritjes së tarifave ndërkombëtare të grurit dhe miellit.
Megjithatë, asnjë nga bukëpjekësit nuk pranon të flasë para kamerës dhe të tregojë saktë arsyet e ngritjes së çmimit për më shumë se tri herë brenda muajve të fundit.
Në të njëjtën kohë, në Kosovë janë ngritur çmimet e pothuajse të gjitha produkteve ushqimore.
Top Channel