Sarandë, kreu i gjykatës padi “kombësisë”

15/02/2011 10:35

Kryetari i gjykatës së shkallës së parë në Sarandë, Altun Cela ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një padi lidhur me gjendjen civile.

Sipas Celës, ligji në fjalë është kontrovers dhe ka krijuar një sërë problemesh në qytetin jugor, ku janë të pranishme dhe minoritetet greke.

“Ligji për gjendjen civile është antikushtetues. Kombësia nuk zgjidhet pa prova. Ligji është gjithashtu në kundërshtim me konventën evropiane dhe ka krijuar probleme në Sarandë”, ka deklaruar Cela.

Debatet mbi cështjen e kombësisë shpërthyen për shkak të nismës për regjistrimin e popullsisë dhe kulmuan me deklaratat e konsullit grek në Korcë, se ky qytet është Vorioepir.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA