Mund të jetë vetëm 18 vjeç, por deklaratat e saj mund të rrëzojnë një Kryeministër, një miliarder dhe një prej njerëzve me më shumë influencë në botë.
Karima El Mahroug, një kërcimtare e klubeve të natës, ku performon me nofkën “Ruby Rubacuori”, thotë se kur ishte fëmijë ajo u bë viktimë e përdhunimeve dhe abuzimeve seksuale nga xhaxhallarët e saj.
E lindur në 1 nëntor 1992 në Marok, ajo u transferua së bashku me familjen në Itali kur ishte vetëm 9 vjeç. Transkriptimet e bisedave të saj telefonike, sipas medias italiane, tregojnë se vajza nisi të frekuentohej nga Berlusconi që në moshën 16-vjeçare.
Megjithatë, zonjusha Mahroug pranon një diferencë midis “kavalierit” 74-vjeçar dhe klientëve të saj të zakonshëm seksualë.
”Berlusconi ishte njeriu i parë që nuk tentoi të flinte me mua sapo më njohu. Ai është sjellë me mua si një baba, për këtë betohem”, deklaroi ajo në një intervistë për “La Repubblica”, një vit më parë.
Ruby ka mohuar vazhdimisht të ketë patur kontakte seksuale me Kryeministin, duke thënë se ai është vetëm një njeri i vetmuar, të cilit i pëlqen të kalojë kohë në shoqërinë e vajzave të reja.
Megjithatë, prokurorët thonë se kanë prova të bindshme se manjati i mediave dhe pronari i Milanit e ka paguar për të kryer raporte me të.
Karima ka përfituar dhurata me vlerë 7 000 euro nga Kryeministri. Ajo u arrestua nga policia për vjedhjen e bixhuterive dhe parave në maj të 2010-s.
Megjithatë, Berlusconi ndërhyri duke telefonuar dhe kërkuar lirimin e saj, me pretendimin se ishte mbesë e ish-presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak.
Nëse akuza e dytë do të vërtetohet, Berlusconi mund të dënohet deri në 18 vjet burgim, për shpërdorimin e detyrës së tij shtetërore për qëllime personale.
Megjithatë, edhe akuzat e marrëdhënieve seksuale me të mitura, mjaftojnë që Berlusconi të humbë detyrën e tij si Kryeministër dhe të dënohet nga 6-36 muaj burgim.
Më parë gjatë ditës, autoritetet gjyqësore italiane lajmëruan se procesi ndaj Kryeministit do të nisë në muajin maj.
Top Channel