Përveç të qenurit në opozitë që është pika bashkuese e tyre, ato kanë edhe kritikat që i bashkojnë për koalicionin ndërmjet PDK-së dhe AKR-së.

Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, lëvizjen “Vetëvendosje” dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, marrëveshja ndërmjet partisë së Hashim Thaçit dhe asaj të Behgjet Pacollit, s’kishte se si të ndodhte ndryshe.

“Ky nuk është një koalicion që ndërtohet mbi baza programore, por një koalicion që do të përmbushë ambiciet dhe kërkesat e personave të caktuar në këto dy struktura politike”, u shpreh Kujtim Shala, anëtar i kryesisë së LDK-së.

“Është një koalicion i negociatave për privatizimin e pronës publike. Pra negociata me Serbinë për rirregullimin territorial të Kosovës dhe privatizimin e pronës publike për shpronësimin e popullit të Kosovës. Ne do t’i luftojmë ato nëpërmjet rrugës institucionale”, tha Visar Ymeri, lëvizja “Vetëvendosje”.

“Ky koalicion e ka jetën shumë të shkurtër për shkak të këtyre zgjedhjeve që kanë ndodhur dhe që janë shumë të diskutueshme. Për shkak të një koalicioni të ngushtë dhe shumë heterogjen dhe kemi parasysh se pjesa më e madhe pas partisë shumicë është e minoritetit”, deklaroi Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së.

Madje, përveç LDK-së e cila ende nuk ka një qëndrim zyrtar, në “Vetëvendosje” dhe AAK thonë se do të votojnë kundër kandidatit për president që do të dalë nga partitë e koalicionit.

Të trija këto subjekte politike që do të përbëjnë opozitën, së bashku do të kenë diçka më shumë se 50 vende në legjislativin e ri, seancë e parë  e të cilit mbahet më 21 shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA