Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me incidentet e fundit në Kalanë e Shkupit.

Përmes një reagimi, kjo shoqatë ka deklaruar se ndërtimi i kishës në ambjentet e kalasë ka një prapavijë politike, që ka si qëllim zhbërjen e kulturës ilire.

“Gërmimet në Kalanë e Shkupit kanë prapavijë politike dhe kanë si synim parësor fshirjen e elementëve iliro-dardanë nga historia shekullore e Kalasë. Ndërtimi tinëzar i kishës, natën, në dimër dhe me punëtorë nga Manastiri, tregon se ky projekt është një prodhim i njerëzve me një axhendë të rrezikshme për të ardhmen e vendit”, thuhet në një komunikatë.

Shoqata ka paralajmëruar se nuk do të lejojë vjedhjen e historisë shqiptarë dhe se nuk do të lejojë krijimin e asnjë hapësire për realizimin e planeve “diallëzore”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA