Egjipt, Vëllezërit Myslimanë do bëhen parti

15/02/2011 14:45

Fraksioni Vëllezërit Myslimanë do të bëjë kërkesë që të njihet si një parti e vërtetë politike.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë vllazëria islamike egjiptiane, e cila përmes një komunikate për shtyp ka akuzuar ish-presidentin Mubarak se e ka penguar në realizimin e këtij objektivi më parë.

“Tirania e rrëzuar pengonte formimin e një partie, e cila do të ngrihet nga reforma imediate dhe nga tranzicioni drejt demokracisë”, thuhet në komunikatë.

Në dokumentin në fjalë, zëdhënësi i fraksionit, Essam El Erian ka deklaruar se reforma “graduale” duhet të nisë menjëherë dhe pa vonesa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA