Komandanti i trupave të KFOR-it, Erhard Byhler ka deklaruar se reduktimi i ushtarëve të huaj bëhet pasi gjendja e sigurisë në Kosovë është përmirësuar.
Në një intervistë për gazetën “Kosova Sot”, Byhler është shprehur se për këtë motiv ka filluar edhe procesi i transferimit të kompetencave nga KFOR tek Policia e Kosovës.
Gjenerali gjerman ka bërë të ditur se strukturat e KFOR-it do t’i përshtaten një ndryshimi të organizatës vetëm me reduktimin e trupave.
“Në këtë aspekt do të kemi pesë pika komanduese në tërë territorin e Kosovës. Gjithashtu, kemi dy batalione luftarake që mund të veprojnë anembanë Kosovës, si dhe dy batalione rezervë në Prishtinë, që në rast nevoje mund të shtrihen në tërë territorin”, ka deklaruar Byhler.
Top Channel