Ish-presidenti amerikan Bill Clinton do të vizitojë Malin e Zi më 22 maj, me ftesë të Dushko Knezevic, themeluesi i një prej grupeve financiare më të madha të vendit, “Atlas Group”.

Sipas mediave ballkanase, Knezevic e ka ftuar Clinton për të mbajtur një leksion në konferencën e Rrjetit Ballkanik për Forcimin Social.

Sipas burimeve, evenimenti në fjalë do të mbledhë krerë politikë, biznesmenë dhe drejtues të OJF-ve nga vende të ndryshme të rajonit.

Synimi i tij do të jetë krijimi i një rrjeti privat dhe publik, që do të mbikëqyrë investimet jashtë vendi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA