Rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova është “skuqur” i tëri tek po fliste në ceremoninë e 41 vjetorit të Universitetit të Prishtinës. Aktivistë-studentë të lëvizjes “Vetëvendosje” kanë hyrë brenda duke i hedhur bojë të kuqe.
Rektori Rugova, nuk ka lëvizur nga foltorja dhe është dëgjuar disa herë duke u thënë sulmuesve: “Faleminderit!”. Ndërkohë autorët e kësaj ngjarjeje i thërrisnin: “Duhet të të vijë turp për gjendjen që e keni sjell universitetin”.
“Unë vesha sot rroba të zeza me një kravatë të kuqe, faleminderit për studentët se nuk kisha vënë mjaft ngjyrë të kuqe”, është shprehur Rugova.
Më pas, disa aktivistë të saj janë larguar por, janë rrahur jashtë objektit nga disa persona të panjohur. Policia pas këtij skandali, ka arrestuar dy aktivistë të rinj të lëvizjes “Vetëvendosje”, Ron Gjinovci dhe Durim Jashari.
Ndëkohë, para se të ndërmerrnin një akt të tillë aktivistët e lëvizjes “Vendvendosje” paraprakisht kishin mbajtur një aksion simbolik para Universitetit të Prishtinës.
Astrit Dehari tha se, pas 41 vjetësh Universiteti i Prishtinës në vend se të ishte i modernizuar e në të njëjtin hap me universitetet evropiane ai gjendet në gjendje të mjerueshme.
Top Channel