Tre përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë në Kosovë deklaruan në vitin 2010 ndërmarrjen e një operacioni masiv për vendosjen e ligjit në veri të Mitrovicës.

Ata prezantuan një operacion të përbashkët mes EULEX-it, Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, që parashikonte vendosjen e postoblloqeve në akset e veriut me qëllim uljen e nivelit të kontrabandës.

Por ky operacion rezultoi i shkurtër dhe pa sukses. EULEX në fund të janarit hoqi dorë nga patrullimet pasi nuk arriti asnjë rezultat në uljen e krimit dhë kontrabandës.

Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi deklaron se nuk është njoftuar për pezullimin e aktiviteteve policore nga ana e EULEX, ndërkohë që ka paralajmëruar nisjen e një operacioni tjetër.

“Ka disa plane që të ketë më tepër patrullime dhe koordinim më të mirë të policisë. Ato do të ndodhin në ditët në vijim. Nëse kjo formë e punës që është bërë deri tani nuk i ka dhënë frytet e saj, atëherë duhet të gjejmë një formë tjetër. EULEX duhet të jetë më shumë prezent në pjesën veriore”, deklaron Rexhepi.

Situata në veri të Kosovës ka qenë e tensionuar. Së fundmi janë sulmuar banorë shqiptarë që kanë kaluar urën mbi lumin Ibër, policët e EULEX-it, etj. Gjithashtu, shumica e autorëve të krimeve mbeten të paidentifikuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA