Shkodër, arrestohet grabitësi i lokalit

14/02/2011 10:45

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga shtetasin Mikel Kolndreshaj, 24 vjeç, i cili akuzohet për vjedhje.

Sipas policisë, Kolndreshaj ka grabitur me dhunë 300 mijë lekë në një lokal në Laç të Vaut të Dejës.

Në banesën e Kolndreshajt u gjet një pistoletë me një krehër me 7 fishekë, 1 automatik me 30 fishekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA