Kryesia e PDK-së ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një mbledhje, në përfundim të të cilës anëtarët e saj nuk kanë bërë asnjë deklaratë për mediat.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave në këtë mbledhje janë diskutuar kërkesat e AKR-së për bashkëqeverisje, përfshirë këtu cështjen e postit të presidentit.
Sipas burimeve, në këtë takim nuk ishin të pranishëm kryetari i PDK-së, Hashim Thaci dhe sekretari i përgjithshëm i saj, Jakup Krasniqi.
Ndërkohë, që prej orës 16:00 po zhvillohet takimi i Këshillit Drejtues të PDK-së, i cili do të njihet me qëndrimet e kryesisë.
Bisedimet mes PDK-së dhe AKR-së për formimin e koalicionit qeverisës janë vështirësuar për shkak të qëndrimeve diametralisht të kundërta për postin e kreut të shtetit.
Top Channel