Itali, Berlusconi refuzon të dorëhiqet

14/02/2011 16:35

Kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, deklaroi përpara mediave një orë më parë, se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga detyra e tij, edhe pse gjykata mund të shpallë nisjen e një procesi kundër tij shumë shpejt.

Në fundjavë, Shoqatat për të Drejtat e Grave u bashkuan në Romë, për të protestuar përpara Kryeministrisë dhe për të kërkuar largimin e 74-vjeçarit.

Berlusconi nuk ka pranuar asnjë prej akuzave seksuale që i janë bërë, por Prokuroria ka lajmëruar më parë se ka prova të mjaftueshme për të provuar raportet seksuale të Kryeministit me minorene.

”Në fundjavë, pashë forcat e zakonshme të mobilizuara nga disa seksione të partive të majta të kërkonin largimin tim, në atë që është mënyra e tyre e fundit për të mposhtur një rival, të cilin nuk e mundit dot nëpërmjet zgjedhjeve”, deklaroi Berlusconi.

”Nuk kam ndërmend të bie pre e këtyre presioneve dhe të largohem nga detyra ime, për shkak të akuzave tërësisht politike”.

Një anketë e bërë nga e përditshmja “La Repubblica” tregoi gjatë ditës se popullariteti i Kryeministit ka rënë me 4,6% brenda pak ditësh, ndërsa aktualisht ai gëzon mbështetjen e vetëm 30,4% të italianëve.

Nga ana tjetër, Ministri I Ekonomisë, Guido Tremonti, i konsideruar gjerësisht si lideri i ri i koalicionit të qëndrës së djathtë, nëse Berlusconi do të japë dorëheqjen, është rritur me 7,8%, duke gëzuar mbështetjen 50,4% të italianëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA