Prokuroria Hungareze ka vendosur të hapë zyrtarisht një process ndaj ish-ushtarakut Sandor Kepiro, për pjesëmarrjen në masakrën e vitit 1942, në qytetin serb të Novi Sadit.
Më shumë se 1 200 hebrenj, serbë dhe romë u ekzekutuan nga forcat hungareze, aleate të Gjermanisë hitleriane.
Zoti Kepiro ishte shpallur në 2010-n si nazisti më i kërkuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Hebrenjve, e quajtur “Simon Wiesenthal”.
Sipas akuzës, ka prova që vërtetojnë se ai morri një pjesë aktive në masakrën e ndodhur 69 vjet më parë, por Kepiro mbrohet duke thënë se ishte i vetmi që kundërshtoi hapur ekzekutimet, ndërsa refuzoi të merrte pjesë në to.
Një i mbijetuar i masakrës, Lea Ljubibratic, thotë se shumica e njerëzve u vranë duke i hedhur në një lumë të ngrirë, ndërsa të tjerë u goditën me nga një plumb në kokë.
Simon Kepiro u dënua për pjesëmarrjen e tij në masakrat hungareze në vitin 1944, por u lirua pas pak kohësh nga një qeveri fashiste dhe u arratis për në Argjentinë.
Ai u kthye në Hungari në vitin 1996 dhe u identitikua nga antarët e Shoqatës sepse kishte vendosur të jetonte përballë sinagogës më të madhe të Budapestit.
Nëse Kepiro do të shpallet fajtor, 90-vjeçari do të ekstradohet në Serbi për të vuajtur dënimin e tij.
Top Channel