21 janari, shtyhet mbledhja e komisionit hetimor
14/02/2011 12:45
Kuvendi ka njoftuar sot shtyrjen e mbledhjes së komisionit hetimor parlamentar për hetimin e veprimtarisë së institucioneve, para, gjatë dhe pas datës 21 janar.
Shtyrja, sipas një njoftimi zyrtar, është bërë për shkak se disa anëtare të komisionit janë të ngarkuar me axhendën e ditëve në vijim.
Për këtë arsye mbledhja e parashikuar sot në datën 14 shkurt do të shtyhet për në datën 17 shkurt.
Komisioni hetimor mbylli pjesën e parë të seancave degjimore me drejtuesit e institucioneve dhe mbledhja e rradhës ishte për çështje të tjera të brendëshme.
Top Channel