Tunizi, ushtria kontrollon portet
13/02/2011 21:40
Lajm i mirë për autoritetet italiane. Ushtria tuniziane ka marrë nën kontroll portin e Zarzis, pikënisjen e pjesës dërrmuese të emigrantëve drejt brigjeve italiane.
Sipas agjensisë italiane të lajmeve, ANSA, ushtria tuniziane kontrollon të gjitha hyrjet e portit, si dhe ka ndaluar hyrjen në port natën.
Masa është ndërmarrë pas shpalljes së emergjencës humanitare nga ana e autoriteteve italiane të cilat po përballen me një valë të madhe emigrantësh. Vetëm në 2 ditë në brigjet italiane kanë zbarkuar mbi 3 mijë emigrantë tunizianë.
Top Channel